Të shtunën, finalja e “Gjeniu i Vogël ”


Të shtunën, finalja e “Gjeniu i Vogël ”

09:35 10/06/2016

Të shtunën në mbrëmje, “Gjeniu i Vogël” mbyll rrugëtimin 14 javorë.

11 janë konkurentët në garë për trofeun e zërit më të mirë në edicionin e shtatë, që rrëzoi çdo formulë skualifikuese, duke bërë që produksioni për të shtunën e fundit, të vijojë kështu.

Treshja e produksionit, Pandi e Bledi Laço dhe Adi Hila, nuk shkëputen nga tradita e krijuar që në edicionin e parë, në 2014, ku spektakli ndërtohet me njerëzit që e bëjnë “Gjeniu i Vogël”, një prodhim origjinal shqiptar “Made in TvKlan”.

Trofeu për zërin më të mirë të “Gjeniu i Vogël 7” do të jetë ajo që u nevojitet më shumë fëmijëve, një arsimim i mirë.

Për tu njohur me finalistin, ju mirëpresim të shtunën, në orën 21:00 në një transmetim të drejpërdrejt nga teatri në ekranin e Televizionit Klan.

Tv Klan






Të ngjashme