Të shtunën nis riatdhesimi, ministrja jep detajet


Të shtunën nis riatdhesimi, ministrja jep detajet

19:27 14/04/2020

Ditën e shtunë, 18 Prill, do të nisë riatdhesimi i shqiptarëve të mbetur jashtë kufijve.

Në një dalje publike, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka sqaruar se të gjithë ata që dëshirojnë të kthehen në Shqipëri, dhe plotësojnë kriteret e vendosura nga qeveria, do duhet që përmes internetit të zgjedhin një nga strukturat hoteliere të cilat do të shërbejnë si karantinë për 14 ditë, duke bërë dhe pagesën online për fluturimin dhe akomodimin.

Transporti ajrorë do të kryhet nga “Air Albania” dhe procesi i rezervimit do të jetë i disponueshëm duke filluar nga dita e enjte, ora 10:00.

“Për të kryer rezervimin e paketës së riatdhesimit do të duhet të aksesori faqen airalbania.com.al dhe më pas rubrikën “riatdhesime”. Klikoni në linkun e hotelit për të zgjedhur paketën që ju përshtatet dhe m,ë pas konfirmonin formularin elektronik të kushteve të karantinimit. Nuk do të tolerojmë askënd që do të thyer rregullat e vendosura dhe të pranuara”, shprehet Balluku.

Fluturimet mund të përdoren edhe nga qytetarët italianë apo shqiptarët që kanë leje qëndrimi në Itali dhe që duan të kthehen në shtetin fqinj. /tvklan.al






Të ngjashme