Të tjera lëkundje tërmeti


Të tjera lëkundje tërmeti

00:11 29/11/2019

Të tjera lëkundje toke janë shënuar në Shqipëri. Tërmeti më i fundit u regjistrua në orën 00:00 të mesnatës dhe kishin një magnitutë 4.4 të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte 4 kilometra larg Shijakut në një thellësi prej 2 kilometrash. Edhe më herët gjatë ditës së sotme janë raportuar lëkundje tërmeti. Bëhet fjalë për lëvizje që kapnin magnituda nga 3 deri në 4.5 të shkallës Rihter.

Nga tërmeti katastrofik i 26 Nëntorit raportohet se deri më tani kanë humbur jetën 48 persona. Zonat më të prekura janë Durrësi dhe Thumana./tvklan.al






Të ngjashme