Të varur nga remitancat e emigrantëve
Shqipëria vijon të mbetet një nga vendet me varësinë më të madhe në Europë nga dërgesat e emigrantëve.
Në 2016-ën, 1 miliard dollar, e cila përbën 9.1% e prodhimit të brendshëm bruto janë futur në ekonominë vendase si pasojë e remitancave. Të dhënat e publikuara nga Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin e Agrikulturës në raportin vjetor “ Të dërgosh para në shtëpi” e rendit Shqipërinë në “Top listën” e vendeve më të varura nga remitancat.
Pavarësisht kësaj, efektet e parave të emigrantëve kanë bërë që Shqipëria të zbresë 3 pozicione. Në 2007-ën vendi renditej i katërti në Europë me përqindjen më të lartë të parave që vinin nga emigrantët në raport me prodhimin kombëtar, ndërsa në 2016-ën, rendit i gjashti.
Raporti nënvizon se nga viti 2007 deri sot, remitancat në Shqipëri janë ulur me 27.4% . Në vlerë monetare, shqiptarët që emigrojnë dërgojnë ose 700 milionë dollarë më pak.
Raporti e ilustron këtë dukuri me efektet që dha kriza ekonomike globale në strukturën e emigrimit të shqiptarëve, ku shumë prej tyre humbën punën në vendet europiane, kryesisht Greqi dhe Itali.
Tv Klan