Të vdekurit që fitojnë miliona


Të vdekurit që fitojnë miliona

22:37 02/11/2017

Edhe  pse  kanë  vite  që  janë  ndarë  nga  jeta  të  famshmit  ende vazhdojnë  të  fitojnë  miliona dollarë. Revista  Forbes  ka  publikuar  një  listë  me  fitmet  që  kanë  këta personazhe  ikonë të  historisë  botërore. 

Për  të  pestin  vit  radhazi  mbreti i popit  kryeson  listën.  Michael Jackson ka fituar 75 milionë dollarë  për  këtë  vit.  Në  nderim  të  yllit  të  muzikës  këtë muaj  është  publikuar  albumi i tij  dhe fitimet  janë  rritur.

Golfisti Arnold Palmer mori vendin e dytë, duke fituar 40 milionë dollarë në sajë të shitjeve të pijeve dhe veshjeve të markës që  kishte  krijuar.

Charles Schulz i famshëm për karikaturat e tij renditet i treti në listë, duke fituar 38 milionë dollarë në 12 muaj.

Elvis Presley dhe Bob Marley pasojnë më pas në vendet 4 dhe 5, duke fituar 35 milionë dhe 23 milionë dollarë.

Të famshëm të tjerë të vdekur që fitojnë më së shumti janë: Elizabeth Taylor, Albert Ajnshtajni, The Prince dhe David Bowie.

Kjo është lista e 13 personave të vdekur, që vazhdojnë të fitojnë më së shumti:

  1. Michael Jackson, muzikant, vdiq 2009: 75 milionë dollarë

    2. Arnold Palmer, lojtar golfi, vdiq 2016 – 40 milionë dollarë

    3. Charles Schulz, karikaturist, vdiq 2000 – 38 milionë dollarë

    4. Elvis Presley, muzikant, vdiq 1977 – 35 milionë dollarë

    5. Bob Marley, muzikant, vdiq 1998- 23 milionë dollarë

    6. Tom Petty, muzikant, vdiq 2017 – 20 milionë dollarë

    7. The Prince, muzikant, vdiq 2016 – 18 milionë dollarë

    8. Dr Seuss, autor, vdiq 1991 – 16 milionë dollarë

    9. John Lennon, muzikant, vdiq 1980 – 12 milionë dollarë

    10. Albert Einstein, fizikan, vdiq në vitin 1955 – 10 milionë dollarë

    11. David Boëie, muzikant, vdiq 2016 – 9.5 milionë dollarë

    12. Elizabeth Taylor, aktore, vdiq 2011 – 8 milionë dollarë

    13. Bettie Paige, model, vdiq 2008 – 7.5 milionë dollarë

 

Klan Plus






Të ngjashme