Të vjedhësh me kompjuter, sa e lehtë është


Të vjedhësh me kompjuter, sa e lehtë është

Autori: Blendi Fevziu

23:55 06/11/2012

Dy të rinj nga Elbasani, Kejdi Stambollxhiu dhe Ilir Lajthia mendohet që sëbashku me dy minorenë nga Laçi, janë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar hakerash, të cilët vjedhin të dhënat e kartave të kreditit dhe më pas i transferojnë shumat në llogarinë e tyre.

I gjithë ky plan dhe ndalimi i tyre u bë në bashkëpunim me FBI-në, pasi dyshohej se shuma e abuzuar e kapte shifrën e 4 milionë Eurove. Megjithatë të rinjtë shqiptarë kishin vetëm 1700 Euro në llogarinë e tyre. Mbetet ende për t’u hetuar lidhja e tyre me grupin ndërkombëtar të hakersave.

Kjo është hera e parë që zyrtarisht të rinj nga Shqipëria përfshihen në një rrjet ndërkombëtar të vjedhjes së të dhënave të kartave të kreditit, pasi më herët hakerat shqiptarë kanë qenë të njohur për ndërhyrjet e tyre patriotike.

Për të diskutuar mbi krimin kibernetik në emisionin “Opinion” ishin të ftuar pedagogia e Komunikimit Belinda Budini, shefja e departamentit operacional të një banke, Sonila Bokshi, profesori Petraq Papajorgji, shefi i sektorit të Krimit Kibernetik në Ministrinë e Brendshme, Elton Kërluku, eksperti kompjuterik Aldor Nini dhe gazetari Fatos Hakorja./tvklan.al






Të ngjashme