Teatër në “Shtëpinë e të Moshuarve”
Milto Kutali e dinte që në fillim se këtë publik, të “Shtëpisë së të moshuarve” të Tiranës nuk do ta sillte kush në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” për të parë “Hënat e fundme”, ku vazhdon të shfaqet mbrëmjeve. Kështu që me aktorët Marjana Kondi, Bajram Dosti dhe Klajdi Zeqaj shkuan tek ata.
Arsyeja profesionale është se italiani Furio Bordon e shkroi “Hënat e fundme” specifikisht për spektatorin e moshës së tretë dhe ajo njerëzore, pak kush kujtohet t’ua ndryshojë rrjedhën e ditës brenda mureve të azilit.
E sprovuar në role dhe me spektatorë të ndryshëm, këtë interpretim në kushtet e një skene të improvizuar e përjetoi shumë.
Në skenë apo auditor janë artistë e pedagogë të konfirmuar dhe si të tillë duan t’i thonë diçka fëmijëve të këtyre prindërve dhe të tjerëve.
Tv Klan