Teatri dhe Qendra Kulturore Gjirokastër, konflikt midis palëve (2 Prill 2001)


Teatri dhe Qendra Kulturore Gjirokastër, konflikt midis palëve (2 Prill 2001)

11:06 02/04/2001

Qendra Kulturore Gjirokastër nuk ka një zyrë të sajën nga ku mund të realizojë projekte. Mjaft salla që ka patur dikur janë prishur dhe disa ambjente i kanë marrë pronarët. Si zgjidhje, drejtori i Qendrës Kulturore ka gjetur bashkëjetesën me teatrin e qytetit. Mirëpo ka ndodhur ajo që nuk pritej. Regjisori Andon Pilo i ka vënë dryrin derës së institucionit dhe nuk lejoi drejtorin dhe punonjësit e qendrës të hyjnë aty.

“Në këto kondita, pavarësisht se mund të jenë pak të ngushta në teatër, mund të mos kenë shumë ambjente, por duhet të ketë një zemërgjërësi artistike që të punojmë dhe ne. Kështu që në këtë drejtim ky është një koncept pak vulgar dhe nuk mund të pajtohem dhe t’a pranoj.”

Ky konflikt mes dy institucioneve të kulturës është e vetmja shamata që është dëgjuar në vend të komedive, dramave, koncerteve dhe spektakleve të cilat kanë kohë që mundojnë në Gjirokastër./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme