Teatri i Operas e Baletit – (29 Shtator 1999)


Teatri i Operas e Baletit – (29 Shtator 1999)

15:46 29/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Teatri i Operas dhe Baletit në përgatije intensive për fillimin e sezonit të ri artistik. Ndryshe nga vitet e tjera skena e këtij institucioni do të jetë mjaft e okupuar me shfaqe. Sipas një programi paraprak të hartuar nga stafi drejtues, nga mesi i Tetorit deri më 31 Dhjetor janë planifikuar gjithsej 13 spektakle, si premiera ashtu dhe të vëna më parë në skenën e TOB-it.

Sezoni i ri artistik do të filloj më 17 Tetor me një gala koncert në një spektakël 2 orësh, i cili do të përmbledh grimcat më interesante të të gjitha operave dhe baleteve që do të vihen në skenën e këtij institucioni. Për gjithë programin e hartuar janë siguruar fondet e nevojshme duke krijuar mundësin për tre shfaqe në javë nga 8 gjithësej që u realizuan sezonin e shkuar. Adrian Xhema tenori i parë dhe koreografi i njohur Agron Aliaj, janë prononcuar për Tv Klan.

Tenori Adrian Xhema:- “Bëhet një parapërgatitje e operave, sot psh. punohet me operan “Don Xhovani” dhe do theksoja që një element i ri i ardhur në teatër, ka shumë të rinjë të ardhur, mbi të gjitha do të jetë zbatimi i një programi. Ne kemi një përvojë pak të hidhur në teatër. Sivjet është programuar një program i saktë, i cili kam përshtypjen se do zbatohet dhe ka një lloj optimizmi. Kjo kam përshtypjen se do të sjellë edhe suksesin e duhur”.

Koreografi Agron Aliaj:- “Trupa e baletit sivjet po rigjenerohet me element të ri po përgatisim Grand Galanë që kemi disa numra masivë dhe disa numra solistik. Në përgjithësi po përgatitemi për repertorin vjetor me “Zhizel”, me “Don Kishotin” dhe kemi ndërmend të bëjmë gati trupën për një turne nëpër Shqipëri me numra koreografik, kemi dëshirë të shkojmë dhe në Kosovë”./tvklan.al






Të ngjashme