Teatri Kombëtar – (23 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Teatri me një studio të re eksperimentale. Sipas një kontrate të nënshkruar mes Ministrisë së Kulturës dhe Alegio Producion, holli kryesor i teatrit do të ketë pamje tjetër. Projekti 100 mijë dollarësh do të krijoj mundësi të reja për komunitetin e aktorëve shqiptar.
Ky do të jetë destinacioni i parë i kësaj haësire pë të shfrytëzuar më vonë dhe për spektakle, minikoncerte, show etj. Sipas drejtorit Xhevdet Ferri fondet e siguruara së fundmi nga ministria por dhe nga burime të tjera anësore, do të krijojnë kushte që në Teatrin Kmbëtar të vihet dorë seriozisht.
Artëdashësit presin fillimin e sezonit të ri pas më shumë se një viti konfliktesh në këtë qendër të kulturës kombëtare.
Xhevdet Ferri, Drejtor i Teatrit Kombëtar:- “Sezoni i teatror i teatrit është fillimi dhe përfundimi i tij është tradicional. Është i kushtëzuar nga klima, nga ritmi, nga kondicionet e tjera të punës. Normalisht fillon në fillim të Tetorit por lëvis edhe në varësi të temperaturave, ju e dini që salla nuk ka kondicione të tilla që të krijoj komfortin e spektatorit”./tvklan.al