Teatri Kombëtar – (9 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Fundi i sezonit teatror të Teatrit Komb ë tar i jep fund edhe një tjetër problem, atij të këshillit artistik administrative. Ky do të jetë organi më i lartë që udhëheq e drejton veprimtarinë artistike të këtij institucioni. Anëtar të këtij këshilli janë, Xhevdet Ferri, Aurel Plasari, Stefan Çapaliku, Kudret Velça, Serafin Fanku etj.
Por statusi i këtij këshilli konsiderohet i papranueshëm dhe jo ligjor nga shoqata mbarë kombëtare e artistëve të Shqipërisë të cilët nuk kanë pranuar të kenë përfaqësues të tyre në këshill./tvklan.al