Teatri Kombëtar bojkoton shfaqjet (16 Janar 1999)
Aktorët dhe punonjësit e Teatrit të përfshirë në sindikatën e tyre vendosën bojkotin e shfaqjeve. Aludohet që bojkoti ka dhe një grup aktorësh kundërshtarë. Për Televizionin Klan i pyetur nëse është unik mendimi i gjithë trupës së Teatrit Kombëtar për të bojkotuar fillimin e shfaqjeve, aktori Agim Qirjaqi shprehet :
” Padyshim që është unik. Është mendim i të gjithë kolektivit të Teatrit, i gjithë sindikatës, jo vetëm e trupës artistike por edhe e teknikës në problemin kryesor.” /tvklan.al