Teatri Kombëtar dhe konflikti me ministritë (11 Shkurt 1999)


Teatri Kombëtar dhe konflikti me ministritë (11 Shkurt 1999)

14:59 11/02/1999

Zgjerohet konflikti në Teatrin Kombëtar. Në të janë përfshirë Ministria e Financave dhe administrata e Teatrit. Ndërkohë Ministria e Kulturës ka larë duart nga konflikti më i madh i një trupe artistike me një ministri. Në një deklaratë të Ministrisë së Kulturës thuhet se përgjegjësia për mbylljen e Teatrit për publikun bie vetëm mbi sindikatën e trupës së Teatrit Kombëtar.

Drejtorit të sapo emëruar të teatrit Xhevdet Ferri duhet të punojë me dy organizma komplet të ndryshëm për të kthyer jetën artistike të munguar në teatër prej shumë muajsh. Morisë së problemeve i është shtuar dhe problemi i shumës së 90% të fitimeve nga shitja e biletave. Ministria e Kulturës thotë se është përgjegjësi e Ministrisë së Financave zgjidhja e shpërblimeve, ndërsa përgjegjësia e moshapjes së teatrit i bie vetëm trupës.

Dje Sindikata e aktorëve ka vendosur se pa u zgjidhur kërkesat e tyre nuk do të japin asnjë shfaqje. Ndërkohë publiku pret hapjen e të vetmit teatër që pretendon të jetë kombëtar për që ka përfunduar si një lojë ping pongu midis ministrive për çeshtje financiare./tvklan.al

Gazetar : Altin Hazizaj






Të ngjashme