Teatri Kombëtar, drama “Armiku i Popullit” – (10 Maj 2000)


Teatri Kombëtar, drama “Armiku i Popullit” – (10 Maj 2000)

10:01 10/05/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Drama “Armiku i Popullit” shkruar nga Ibsen, sot ka përfunduar provat e saj. Ajo do të shfaqet premier këtë fundjavë në skenën e Teatrit Kombëtar. Regjizori Agim Qirjaqi ka mbledhur emrat e njohur të Teatrit Kombëtar për vënien e kësaj drame në skenën tonë.

“Armiku i Popullit” mbahet si dramë e vështirë, qoftë për mesazhin që përcjell qoftë edhe për angazhimin masiv të personazheve të saj. Kjo dramë vjen për publikun shqiptarë pas vënies në skenë vitë më parë nga trupa e Korçës. Protagonist kryesor do të jetë Fatos Sela, i cili do të interpretoj rolin e doktor Shtokmanit.

Një filozofi idealiste përkon me shqetësimet tona sociale. Kjo dramë është projekti më i madh dhe më seriozi i Teatrit Kombëtar në këto vitet e fundit./tvklan.al






Të ngjashme