Teatri Kombëtar, kalendari në prag të 65-vjetorit


Teatri Kombëtar, kalendari në prag të 65-vjetorit

22:34 07/01/2010

Viti 2010 shënon 65-vjetorin e krijimit të Teatrit Kombëtar, i quajtur asokohe, në 24 Majin e 45-ës, si Teatri Profesionist i Shtetit, më pas Teatri Popullor, për të merituar në fillim të viteve ‘90 emrin Teatri Kombëtar.

Një ngjarje, që për t’u festuar denjësisht do të paraprihet me një kalendar artistik shfaqjesh me kryevepra të antikitetit, rilindjes europiane dhe vepra të mëdha bashkëkohore, pa lënë mënjanë veprat e autorëve shqiptarë.

Pas një periudhe pesë vjeçare, në vigjilje të festimeve të Teatrit Kombëtar do të rikthehet edhe Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit, që do t’i kushtohet krejtësisht dramës shqipe, ku janë ftuar të marrin pjesë teatrot e njohur në rrethe dhe ato në Kosovë e Maqedoni.

Festimet për 65-vjetorin e themelimit të Teatrit Kombëtar janë një arsye e rëndësishme për të rizgjuar në mendjet e të gjithëve artin dhe pinjollet më të shquar të teatrit shqiptar, qysh nga shfaqja e parë e tij më 30 Majit 1945.

Tv Klan






Të ngjashme