Teatri Operas dhe Baletit “në pikë të hallit”
Listës së gjatë të artistëve, që apelojnë për një teatër, siç duhet vazhdojne t’i shtohen zerat.
Emri i fundi është ai i Ilir Mërgjyshit. Prej 15 vitesh nuk kishte shkelur në skenën e vetme të Operas dhe Baletit. Dhe rikthimi me koncertin “Klasikët në Opera” ishte një shok për kushtet ku u gjend.
Për të është përtej anormales që një institucion i tillë kombëtar, nuk i përgjigjet spektatorit të tij as me kushtet me minimale, tualetet.
Mbështetur mbi eksperiencën në Australi, me dhjetra koncerte nga Japonia dhe Shtetet e Bashkuara, Iliri ka rezerva, kur i referohet dirigjimit.
Dhe jo pa qëllim, këtë koncert ia dedikoi instrumentistëve të Operas dhe Baletit.
Enkelejda Mema/Tv Klan