Teatri privat i Shkodrës ( 23 Tetor 1999)
Emrat më të shquar të humorit shkodran dhe atij shqiptar së bashku në një trupë private. “Në prag 2000” kështu e ka titulluar premierën e saj estrada e parë private e Shkodrës që në gjirin e vet ka mbledhur ajkën e humoristëve dhe këngëtarëve shkodranë.
Nën siglën humor puro shkodran, humoristët përreth 2 orë mbajtën të gozhduar publikun shkodran. Materiale humoristike krejtësisht të reja me libretin e Paulin Prekës, muzika e përpunuar nga mjeshtri Luan Barova, trupi i baletit i drejtuar nga Aldo Nika, lojërat e shpejtësisë të Eduart Gjokës të dirigjuar nga regjisori humorist Sandër Ruçi krijoi një ansambël shumë simpatik dhe që u duartrokit nga spektatorët që kishin mbushur teatrin “Migjeni”.
Në një kohë që aktivitetet kulturore janë një mision i humbur i humorit shkondran në një kohë kur mungojnë variacionet për të kaluar kohën në mënyrë të kënaqshme kjo shfaqje e trupës shihet në horizontin e rënduar mes krismave të Shkodrës si një mundësi argëtimi për kohët që po kalojmë. Ky spektakët është i garantuar dhe këtë përgjigje ua jep publiku i cili që në shfaqjen e parë mbushi sallën e teatrit./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj