Teatri Profesionit i Korçës sjell shfaqjen “Fryrja” nga Teodor Laço (21 Nëntor 2000)


Teatri Profesionit i Korçës sjell shfaqjen “Fryrja” nga Teodor Laço (21 Nëntor 2000)

10:41 12/11/2000

Pas afro 6 muaj pushim, trupa e teatrit profesionist të Korçës ka hapur sezonin me premirën e komedisë “Fryrja” shkruar nga Teodor Laço. Komedia është vënë në skenë nga artisti i merituar Dhimitraq Orgocka me skenografi të Roland Karanxhës. Në rolet kryesore interpretojnë Aleko Prodani, Zamira Kita, Arben Dervishi, Koço Qëndro e të tjerë.

Komedia përmes një humori të natyrshëm nxjerr në pah mediokritetin e njerëzve të veshur me pushtet. Herë të paaftë për të kapur e zgjidhur problemet që prekuopojnë shoqërinë. Herë banalë me marrëdhëniet me njerëzit që i rrethojnë dhe herë duke rendur pas hiçit duke u diskritituar krejtësisht.

Në këtë komedi, prefekti shmang punën e tij dhe problemet e rëndësishme që kanë njerëzit dhe fryhet hap pas hapi për të nxjerrë në pah që është një njeri me emër. Në komedinë “Fryrja”, gati të gjithë aktorët bëhen qesharakë me rolet e tyre tek spektatori./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme