Teatri Publimedia rikthehet me një komedi të re – (18 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Një tjetër komedi e re do të vihet së shpejti në skenë nga kompania teatrore Publimedia dhe Instituti Akt. “Hamleti në katranin e poshtëm”, kështu titullohet kjo komedi e autorit Ivo Breshan. Kësaj here regjisori i saj, do të jetë një nga figurat më të njohura të teatrit shqiptar, drejtori i Teatrit Kombëtar Xhevdet Ferri, i cili ka përzgjedhur një kast të mrekullueshëm të përbërë nga 11 aktorë. Ku spikasin emra të njohur si Robert Ndrenika, Roland Trebicka, Mehdi Malkaj, Naum Shundi, Vangjel Toçe, Suela Konjari, Anila Muçaj, Bujar Asqeriu etj.
Kjo komedi nëpërmjet humorit të zi, sjell në skenë intriga e raporte që zhvillohen në të njëjtën mënyrë si tek Hamleti i vërtetë. Por sipas drejtuesve të teatrit Publimedia, një nga problemet kryesore që cenon punën e tyre është ligji për teatrin, i cili është miratuar nga ish-ministri i Kulturës Edi Rama, por nuk është vënë në zbatim nga ministrja aktuale e këtij institucioni, zonja Uruçi. Kjo komedi është komedia e shtatë e vënë në skenë nga Publimedia dhe premiera e saj do të jetë në datën 21 Prill në TOB./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora