Teatrot britanikë drejt falimentimit
Teatrot në Britaninë e Madhe si dhe lokalet e muzikës live mund të rrezikojnë falimentimin. Sipas asaj që raporton Reuters, drejtuesit e teatrove dhe pronarët e lokaleve kanë kërkuar më shumë mbështetje financiare nga qeveria.
Vetëm disa prej teatrove janë hapur që kur masat u lehtësuan por shitja e biletave është shumë më e paktë se ndër vitet e tjera pasi njerëzit i druhen idesë për të frekuentuar ambiente të mbyllura.
Po ashtu, të njëjtin fat kanë edhe turnetë muzikorë si dhe festivalet ku organizatorët e tyre kanë prishur marrëveshjet për shkak të Covid-19.
Tanimë këngëtarët po shfrytëzojnë vetëm platformat online. Koncertet live mbledhin 4.5 miliardë Paund në ekonominë britanike dhe hapin rreth 210 mijë vende pune në të gjithë vendin.
Qeveria britanike dy muaj më parë miratoi një skemë financiare prej gati 2 miliardë Dollarë për t’iu ardhur në ndihmë institucioneve kulturore dhe ato sportive .
Kjo skemë, sipas organizatorëve, ende nuk vendosur në zbatim dhe nëse nuk merren masa atëherë edhe viti tjetër nuk do të jetë shumë premtues për dhënien e shfaqjeve pasi humbjet janë edhe më të mëdha.
Industria e argëtimit është një nga më të goditurat nga pandemia e Covid-19 .Në 12 javët e para të izolimit, më shumë se 15,000 shfaqje teatrale u anuluan duke shkaktuar një humbje prej gati 303 milionë Paund.
Klan Plus