Tedi Papavrami në Shqipëri – (19 Janar 2000)


Tedi Papavrami në Shqipëri – (19 Janar 2000)

18:04 19/01/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Sot mbrriti në Shqipëri violinisti i shquar shqiptare Tedi Papavrami, i ftuar në një koncert nga ministria e Kulturës dhe Teatri Rubairave. Në aeroportin e Rinasit ai u prit nga ministri i Kulturës Edi Rama dhe drejtori i Teatrit të Rubairave Leka Bungo. Tedi Papavrami shprehet për Tv Klan.

Gazetarja:- Si ndiheni në këtë rikthim tuajin në atdhe pas 7 vjetësh?

Tedi Papavrami:- Unë kam ardhur shumë pak në Shqipëri që nga viti 1985 kur kam ikur në menyrë perfundimtare dhe kjo ardhje për mua ka një rëndësi speciale. Ka një vlerë simbolike të veçantë.

Gazetarja:- A ndiheni i emocionuar përballë publikut shqiptarë?

Tedi Papavrami:- Do ta shohim, nuk mund ta parashikoj.

Gazetarja:- Sa vend zë në repertorin tuaj simfonia shqiptare?

Tedi Papavrami:- Muzika klasike shqiptare është e nje tradite të re ndryshe nga muzika folklorike, që ka një traditë dhe është shumë interesante. Muzika klasike shqiptare është shumë e re dhe mendoj se nuk është shumë i gjerë, por ka disa pjesë me të cilat unë jam i lidhur në mënyrë sentimentale, që i kam rënë që i vogël. 

Për teatrin e Rubairave Leka Bungo thotë:

Leka Bungo:- Ishte dëshira jonë që në Teatrin e ri të Rubairave të kishim Tedi Papavramin, si një artist i madh shqiptarë.

Ndërsa ministri i Kulturës Edi Rama pas kësaj ftese ka deklaruar edhe emrat e te ftuarve të tjerë që pritet të vijnë në shqipëri.

Edi Rama, ministër i Kulturës:- Dita ka kaluar me pergatitjen e ardhjes së Tedit në Shqipëri, që përbën një ngjarje të rëndësishme për artëdashësit shqiptarë.  Ndërkohë po sot kemi bërë përgatitjet për ardhjen e këngëtarit grek Demis Rusos, i cili ju përgjigj pozitivisht një ftese time dhe shpresoj që në pranverën e këtij viti ta kemi në Tiranë. Gjithashtu jemi në përgatitjet e një konceri me përmasa të mëdha me pjsmarrjen e Giani Morandit, Ana Oxa, Enrique Iglesias dhe Hose Careras./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme