Teknologjia kthen futbollistë në fushë


Teknologjia kthen futbollistë në fushë

23:41 17/04/2018

Futbollistët e Mainz dhe Freiburg u kthyen sërish në fushë, pasi gjyqtari kryesor akordoi një penallti, sepse asitenti i VAR-it vuri re një prekje të topit me dorë në zonë.

Kjo ndodhi në takimin e mbijetesës së Bundesliga 1 i luajtur mbrëmjen e së hënës. Guido Winkmann po i drejtohej dhomës së gjyqtarëve pasi fërshëllehu fundin e pjesës së parë.

Sinjalizimi falë tekonologjisë ndryshoi gjithçka duke urdhëruar ekipet se duhet të goditej 11-metërshi. Pablo Ezequiel De Blasis nuk gaboi, duke realizuar një gol të rëndësishëm.

Në pjesën e dytë ishte sërish mesfushori argjentinas që shënoi duke vendosur fitoren 2 – 0 të Maniz ndaj Freiburg. Një hap fals për ekipin e Amir Abrashit që ndodhet në vendin e 16, pozitë që të detyron të luash ndeshjen e play off. Kur kanë mbetur edhe pak javë nga fundi i kampionatit Abrashi është i dëmtuar edhe nuk mund të ndihmojë skuadrën e tij që sezonin e kaluar e riktheu në Bundesliga 1.

Tv Klan






Të ngjashme