16:20 07/03/2014Jeta e tij është një paralele, jashtë dhe brenda hekurave. Ai quhet Gezim Qoshku dhe është 40 vjeç. Prej 14 vitesh ai mban uniformën e gardianit në burgun 302 në Tiranë. Sot ai vjen si piktor dhe student i masterit në Universitetin e Arteve.14 tablotë e realizuara ndër vite janë fytyra e një shpirti të lirë dhe të burgosur në të njëjtën kohë.Telajot e Gëzimit i flasin edhe burgut brenda njeriut.Në ekspozitën me titull “Arti bashkon vlerat” u prezantuan edhe punimet e të miturve e të rriturve që vuajnë dënimin në shtëpitë e riedukimit dhe burgjeve. Albana Laze është një prej tyre. Ajo përfaqëson punën me grep dhe me rruaza.Këto krijime të cilat shiten do të qëndrojnë në sallën e Muzeut Kombëtar deri në ditën e Diel.