Telefonat inteligjentë me lojën ‘Fortnite’ shiten për mijëra Dollarë


Telefonat inteligjentë me lojën ‘Fortnite’ shiten për mijëra Dollarë

13:41 18/08/2020

Javën e kaluar loja e famshme ‘Fortnite’ u hoq nga shitja në App Store të iPhone dhe Play Store të Android.

Epic Games hodhi në gjyq kompanitë për kufizimet, të cilat erdhën menjëherë pasi loja shkelte udhëzimet e pagesës brenda aplikacioneve.

Kjo do të thotë se është e pamundur të shkarkoni ‘Fortnite’ përmes këtyre dyqaneve të aplikacioneve.

Sidoqoftë, aparatet me ‘Fortnite’ të instaluar ende janë duke u shitur me një çmim të lartë në internet. Shumica e tyre kushtojnë nga 2,000 deri 7,000 Dollarë. Çmim ky shumë më i lartë se çmimi tipik i një iPhone të përdorur.

Shitja e një celularin me lojën e instaluar ‘Fortnite’ mund të duket si një ide e mirë, por në të vërtetë është shumë e rrezikshme.

Që Fornite të mbetet në iPhone, do të duhet të qëndroni të regjistruar në llogarinë tuaj.

Kjo do të thotë se nëse vendosni të shisni iPhone-in tuaj, personat e tjerë do të ketë akses në llogarinë dhe skedarët tuaj.

Blerja e një aparati celular me ’Fortnite’ të instaluar është njëlloj e rrezikshme. Personi që e kishte mund të largohet nga llogaria në ditët në vijim, duke hequr qasjen tuaj në lojë  dhe duke e bërë blerjen të padobishme. /tvklan.al






Të ngjashme