“Telefonatat e komikët rusë nuk janë naive”
Sfidat rreth zgjerimit të
NATO-s duhet të merren parasysh për shkak se jemi cak i disa destabilizimeve qëtë defokusohen ndryshimet kyçe dhe të pengohet ky proces. Kështu vlerësonMinistri i parë i Mbrojtjes dhe ish-dekani i Fakultetit Filozofik në Shkup,Trajan Gocevski. Sipas tij, Rusia po mbrohet nga NATO-ja, kurse Maqedonia eVeriut duhet t’i përforcojë mekanizmat e mbrojtjes. Lidhur me bisedat mekomedianët rus, Gocevski thekson se kjo gjë nuk është naive.“Kjo me komedianët nuk është aspak naive. Nuk duhetkuptuar si argëtim. Kjo nuk mund të trajtohet në këtë mënyrë.”
Ish-Ministri Gocevski e
vlerëson të rrezikshme për stabilitetin e rajonit idenë e këmbimit eventual tëterritoreve mes Prishtinës dhe Beogradit. Gjithashtu sipas tij, shqetësueseparaqitet edhe gara e armatimit në rajon.“E dini çka më shqetëson tani? Të gjithë filluan të armatosen.Ja shihni Kroacia dëshiron të furnizohet me aviacion ushtarak, Serbiafurnizohet me aviacion, Bullgaria mori vendim për 12 avionë ushtarak. Kjo do tëthotë se vendet e rajonit fillojnë të tregojnë muskujt. Kosova është fqinjiynë, kurse indikacionet për ndryshim kufijsh janë gjithmonë të rrezikshme,sidomos në Ballkan.”
Ish-Ministri Gocevski vlerëson
se tashmë gjasat janë shumë reale që në samitin e Londrës në Dhjetor, Maqedoniae Veriut do të bëhet vendi i 30-të i NATO-s. Sipas tij, vazhdimësia dhe gatishmëriae vendit që të bëhet pjesë e Aleancës veriatlantike u konfirmua edhe memanovrën e paradokohshme ushtarake në poligonin Krivollak, ku morën pjesë rreth3000 ushtarë nga gjashtë vende të NATO-s.