Telefonatë anonime për vendosje bombe (13 Shkurt 1999)


Telefonatë anonime për vendosje bombe (13 Shkurt 1999)

15:26 13/02/1999

Për policinë e Tiranës tashmë nuk ka asnjë dyshim. 99% e telefonatave të rremë për vendosje bombe nëpër shkolla bëhen pikërisht nga nxënësit. Punonjësit e sallës operative por dhe drejtuesit e Policisë kanë përsëritur shqetësimin e tyre për alarme të rreme.

Janë dhjetëra policë, specialistë të kriminalës, xhenierë të cilët pas një telefonate të thjeshtë dhe të shkurtër, vihen në gadishmëri numër një që shpesh rezulton e kotë. Dje u bë një telefonatë që lajmëronte se në shkollën “Sami Frashëri” është vendosur një bombë.

Pas kontrollit të përgjimit të telefonatës u zbulua se telefonata ishte bërë nga një 15 vjeçare, nxënëse e kësaj shkolle e cila ka deklaruar se telefonatën e ka bërë me qëllim të mos bëhej mësim ngaqë ishte e papërgatitur.Kështu është shënuar dhe rasti i parë që salla operative me anë të aparateve të saj përgjues ka identifikuar dhe autorin e kësaj telefonate të rremë./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme