“Dashuri e ndaluar”, telenovela më e mirë për vitin 2016


“Dashuri e ndaluar”, telenovela më e mirë për vitin 2016

14:12 24/01/2017

Ditën e hënë në Amerikën Latine është mbajtur edicioni i parë i “Latina Turkish AWards”, një konkurs i formuar për të vlerësuar telenovelat më të mira turke të transmetuara.

Gjatë mbrëmjes u sollën momentet më të paharrueshme dhe karaktere që kanë lënë gjurmët e tyre nëpërmjet serialeve turke.

Fituesit u zgjodhën nga vet publiku. Më shumë se një milion vota u regjistruan për të nxjerrë rezultatet përfundimtare mbi këtë fenomen global që ka kapur vëmendjen e miliona njerëzve.

Çmimin e parë si telenovela më e mirë për vitin 2016 e mori telenovela e transmetuar në Televizionin Klan “Dashuri e ndaluar”, ndërsa si telenovela më e mirë e të gjitha kohërave u cilësua “Fatmagul”, film nëpërmjet të cilit edhe aktori turk Engin Akyurek mori çmimin si Aktori më i mirë.

Aktori 35-vjeçar i cili njihet për rolet në serialin “Fatmagul” dhe më vonë edhe në “Diamante dhe dashuri” cilësohet si një prej aktorëve më të paguar dhe të kërkuar nga producentët turq.

Ndërkohë çmimin si Aktorja më e Mirë e ka marrë Beren Saat, për të njëjtat role që njihet më së shumti edhe në Shqipëri: në serialin “Fatmagul”, si dhe në “Dashuri e ndaluar.”

Në listën e aktorëve më të mirë janë renditur edhe Tuba Buyukustun, Kivanc Tatlitug dhe Kenan Imirzalioglu. Telenovela “Dashuri e ndaluar” u vlerësua gjithashtu për kolonën më të bukur zanore. /tvklan.al






Të ngjashme