Televizori iu shkatërron jetën seksuale
Ky është rezultati i një studimi të ri të Universitetit të Delaware në Shtetet e Bashkuara. Studimi ka vërtetuar se çiftet që zotërojnë televizor në shtëpi, kanë 6% më pak shanse që të kryejnë marrëdhënie seksuale në javë.
Sipas ekspertëve, ky rezultat mund të jetë një vlerësim konservativ, por është e vërtetë që televizori “vret” jetën seksuale të çifteve. Akoma më i dëmshëm është telefoni. Në këtë studim kanë marrë pjesë 4 milionë njerëz nga 80 vende. Gjetjet ishin impresionuese. Një njeri me aktivitet mesatar, bënte 3 herë seks në muaj në vitin 2010, krahasuar me 5 herë në vitin 1990.
Autori i studimit shpjegon se të dhënat janë analizuar në 5 kontinente dhe anketimet janë bërë kryesisht në vitin 2010. Kurse vitet e fundit, ai që mund të konsiderohet “vrasësi i vërtetë” i jetës seksuale, është telefoni. Rezultatet e tjera të studimit tregojnë se të ardhurat, mosha apo niveli i arsimit nuk ndikojnë në jetën seksuale. Këto zbulime janë botuar në Zyrën Kombëtare të Kërkimeve Ekonomike. /
tvklan.al