“Temperatura mbi 40 gradë…”


“Temperatura mbi 40 gradë…”

11:01 25/10/2018

Australia pritet të goditet nga një valë ekstreme të nxehti këtë javë, me temperatura deri në 40 gradë Celcius, duke sjellë kështu në vend një verë të parakohshme.

Pritet që nga kjo valë e të nxehtit të preket pjesa më e madhe e vendit dhe temperaturat të arrijnë në 40 gradë gjatë fundjavës, më e larta që prej fundit të verës në Shkurt.

Siç shkruan DailyMail, në vende si Queensland temperaturat do të shkojnë deri në 43 gradë, ndërsa ato parashikohet të ulen me 2-3 gradë në fillim të javës.

Sipas ekspertëve, i nxehti ekstrem sidomos në zonat verilindje të vendit vjen si pasojë thatësirës së madhe të tokës. Edhe më herët, australianët janë paralajmëruar për një verë të gjatë e përvëluese.

/tvklan.al






Të ngjashme