Temperaturat e ftohta në vend – (20 Janar 2000)


Temperaturat e ftohta në vend – (20 Janar 2000)

17:19 20/01/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Tirana dhe Europa sot shënojnë ditën më të ftohtë të vitit. Por sipas të dhënave sinoptike satalitore të CNN, këto janë edhe ditët më të ftohta të dhjetë vjeçarit. Europa Qëndrore, Lindore dhe Ballkani është përfshirë në një mot të tillë, front i tipit verior të europës, që përshkon adriatikun dhe pushton vendin tonë. Kukësi so ka pasur temperaturën -8 gradë celsius. Ndikimi i këtij moti është me masa të ftohta me origjinë polare, që reflektohet në temperaturat nën zero. Mëngjesi i sotëm për Tiranën ka shënuar temperaturën -3 dhe më e larta 6 gradë. Sipas specialistëve të sinoptikës, sot moti i vendit në përgjithësi është i vranët i shoqëruar më rreshje bore në lartësinë mbi 600m. E gjithë kjo javë e nisur do t mbyllet me po këto temperatura./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme