Temperaturat e larta, mbipopullohen plazhet
E diela e kësaj jave i ka gjetur vlonjatët pranë Ujit të Ftohtë të jonit. Pas detyrimit qytetar, hedhjes së votës ne kutitë e votimit, pushues të shumtë nga Vlora por edhe qytete të tjera të vendit kanë preferuar të marrin rreze e diellit dhe të freskohen në bregdet.
I gjithë vendi sot është përfshirë nga temperatura të larta të cilat në disa qytete arrijnë deri në 39 gradë . Frekuentimi I plazhit është mundësia e vetme për ti shpëtuar temperaturave përvëluese në këtë fund qershori.
Tv Klan