Temperaturat e larta në Shqipëri – (23 Gusht 2000)


Temperaturat e larta në Shqipëri – (23 Gusht 2000)

10:01 23/08/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Diçka pritet të ndryshojë sot tek ne paralajmërojnë meteorologët, megjithëse vapa do të jetë përsëri në kulmin e saj. Një sistem frontal, që pritet të mbërrijë nga veriperëndimi, nuk do të ndikojë pothuajse fare mbi masën e nxehtë të ajrit.

Presioni atmosferik me dobësim gradual, do të krijojë vranësira të lehta e mesatare vetëm pasdite. Për këtë arsye temperaturat më të larta në bregdet pritet të shkojnë 35 gradë, në vendet malore 37 gradë dhe në vendet e ulëta 39 gradë celsius. Ndërsa dje janë regjistruar këto temperatura më të larta. Shkodra 35 gradë, Lezha 36 gradë, Kukësi 38, Tirana 38, Durrësi 37 dhe Peshkopia 34 gradë celsius./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme