Temperaturat e larta rrisin rastet e virozave stinore
Rritja e temperaturave ka shtuar rastet me gastroenterite gjatë javës së fundit. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, thonë se trendi po vjen në rritje ndërsa kulmi parashikohet ne gusht.
Evitimi i daljeve në orët pikut është një nga këshillat e specialistëve, e sidomos në ditët në vijim ku temperaturat parashikohet të kalojnë 36 gradë.
Ditët e nxehta janë normale për stinën e verës, ndaj për të qëndruar larg virozave specialistët venë theksin tek higjiena vetjake.
Konsumimi i lëngjeve, veshjet e lehta dhe qëndrimi në ambientet e freskëta janë të tjera këshilla të vlefshme për verën.
Tv Klan