Temperaturat e larta shtojnë rastet e të sëmurëve në Elbasan – (20 Maj 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Temperaturat e larta në rrethin e Elbasanit, kanë sjellë si pasojë shtimin e rasteve, ku njerëz të ndryshëm goditen nga infarktet dhe hipertermia. Këto sëmundje janë të lidhura direkt me temperaturat e larta gjatë këtyre ditëve. Kështu në spitalin patologjik të këtij rrethi paraqiten çdo ditë 3 deri 4 raste në gjendje të rëndë, ku spikasin para infarktet dhe ishemia. Bluzat e bardha këshillojnë shmangien e lëvizjes në diell, eliminimin e punës në rrezet e diellit dhe përdorimin në sasi sa më të mëdha të lëngjeve./tvklan.al