Tendencat më të fundit të çantave Pranverë-Verë 2019 (Video)
Kur është fjala për aksesorë, çanta është protagoniste. Ajo është një aksesor shumë i rëndësishëm për të plotësuar veshjen tonë. Dhe për të folur mbi tendencat më të fundit të çantave Pranverë-Verë 2019, ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan stilistja Estela Koni. Siç shprehet ajo, edhe këtë sezon mbizotërojnë çantat e vogla dhe ato të shpinës.
“Në tendencat e çantave të sezonit Pranverë-Verë 2019 mbizotërojnë fuqishëm çantat e Gucci-t. Ato më të preferuarat do të jenë çantat e vogla dhe kryesisht të varurat. Çantat e mëdha mesa duket nuk do jenë edhe aq të preferuara këtë sezon. Por ato që do të jenë pjesë e tendencave Pranverë-Verë 2019 janë edhe çantat e shpinës”,
tha Koni.
/tvklan.al