Tenderat e firmave piramidale (28 Gusht 1998)
Piramidat mbyllën tenderat e shitjeve publike te aseteve të firmave huamarrëse në administrim. 300 artikuj ,ish prona të firmave “Vefa”, “Silva Kamberi” dhe “Cenaj” kanë tërhequr interesin e qytetarëve të cilët kanë depozituar dhe ofertat e tyre.
Në shitje përfshihen paisje zyrash pasuri të patundshme dhe makina të madhesive të ndryshme. Një tjetër objekt në ankand është dhe ishulli Iliria në Durrës ish pronë e firmës “Vefa”. Pëllumb Shehaj presidenti i firmës “Silva” thotë se ky ankand është turp i qeverisë. Firma “Silva” sipas Shehaj ka qënë një aktivitet i hapur dhe i pastër./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj