Tenderi për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit
Kompanitë që do të shprehin interes për të marrë me konçesion mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit do të kenë afat deri në 9 Maj për të dorëzuar ofertat. Në rast dështimi qeveria do të shumë rrugë alternative për të ruajtur investimin.
Afati për dhënien me koncesion të Rrugës së Kombit është 30 vjet. Në ofertën e shpallur thuhet se koncesionari duhet të mbledhë të ardhura nga rruga, që pritet të merren në formën e një tarife dhe ne këmbim të kësaj, duhet të financojë përmirësimin e autostradës, të ndërtojë një urë mbi lumin Drin në Kukës dhe të zbatojë punimet me urgjente të stabilizimit të saj.
Përparësi sipas Tranporteve do të ketë kompania, e cila kërkon me pak para nga shteti në formën e subvencionit për të realizuar mirëmbajtjen dhe përfundimin e rrugës.
Tenderi i parë dështoi dhe u anullua pasi kompanitë që morën pjesë, turke dhe kineze dhanë një ofertë që nuk u vlerësua si me leverdi për shtetin shqiptar.
Tv Klan