Tension në Kuvend, Ruçi-Bashës: Bëj liderin, jo bodyguard-in!


Tension në Kuvend, Ruçi-Bashës: Bëj liderin, jo bodyguard-in!

17:58 15/01/2018

Ka nisur me tension sesioni i ri parlamentar për vitin 2018 në Kuvendin e Shqipërisë.

Deputetët e opozitës, me në krye liderin Lulzim Basha, reaguan ashpër pas ndërprerjes së fjalës së kreut të grupit parlamentar të demokratëve, Edmond Spaho, i cili kërkoi  futjen në program të amendamentit të opozitës për ndryshime kushtetuese dhe ligjore.

Ruçi:

Zoti Spaho do ta marrësh fjalën kur të gjykohet kalendari dhe programi. Uluni. Jo, jo. Do ta marrësh fjalën 10 minuta, ta jap unë. 10 minuta. Por fjala merret kur të jepet, ulu poshtë. Ulu të lutem. Fjala të jepet, nuk merret. Ulu!

Në këtë moment Basha dhe deputetë të tjerë të opozitës u ngritën nga karriget dhe bllokuan foltoren e Kuvendit.

Ruçi:

Po pse ngrihesh ti njëherë. O kryetar, pse ngrihesh? Bëj liderin e opozitës, ulu poshtë o kryetar. Bëj liderin, bëj liderin, ulu poshtë. Ulu more poshtë. Uluni! Ulu poshtë, mos bëj bodyguard-in e kryetarit të grupit, bëj liderin. 5 minuta pushim.

Seanca e parë parlamentare për sesionin e dytë të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Shqipërisë rinisi me debate dhe polemika pas pushimit 5-minutësh dhe përfundoi me miratimin me 71 vota të programit të punës 15 janar-23 shkurt, por deputetët e opozitës u larguan përpara votimit.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Spaho tha se “

një grup prej 55 deputetësh kanë paraqitur një amendament për ndryshime kushtetuese dhe për ndryshime në ligjin për prokurorinë. Në kërkojmë nga ju të njoftoni seancën dhe ju këtë po refuzoni të bëni, po bëni bisht sa në një mënyrë në një tjetër, sepse dëgjoni kryeministrin çfarë ju thotë nga poshtë. Mos dëgjo kryeministrin shiko rregulloren.

/tvklan.al






Të ngjashme