Tension në Preshevë, humb jetën një ushtar i UÇK-së (19 Prill 2001)
Ka qenë e tensionuar situata në rajonin e Preshevës. Luftëtari shqiptar i UÇK-së të Preshevës Besim Mazreku, ka humbur jetën gjatë luftimeve me forcat jugosllave. Shefi i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së së Preshevës Muhamed Xhemaili, bëri të ditur se serbët kishin sulmuar me të gjithë arsenalin e tyre dhe ishin përpjekur të hynin në rajonet e kontrolluara nga kjo ushtri në veri të zonës së sigurisë.
Në të njëjtën zonë, një ditë më parë ishin plagosur dhe dy luftëtarë të tjerë të ushtrisë për çlirimin e Preshevës. Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, intensiteti i luftimeve mes ushtrisë jugosllave dhe ushtrisë për çlirimin e Preshevës është ulur./tvklan.al