Tension para parlamentit (Video)
Protesta e banorëve të Unazës së Re që po mbahet para Kuvendit të mbledhur në seancë plenare është shoqëruar me përplasje me policinë.
Teksa Kryeministri Edi Rama fliste në Kuvend për situatën e tyre, protestuesit të shtuar në numër janë përplasur me policinë në përpjekje për të përparuar drejtKuvendit e madje ia kanë dalë të thyejnë kordonin e parë të uniformave blu.
Protesta shoqërohet me pankarta e thirrje, ku kërkohet dëmshpërblimi i plotë për banesat e bizneset që do prishen, për shkak të zgjerimit të rrugës e ndërtimit të Unazës së Re.
Këta banorë protestojnë prej më shumë se dy javësh. Autoritetet kanë njoftuar dëmshpërblim të plotë për banesat e bizneset e legalizuara e një bonus 3-vjeçar qeraje për ata që nuk kanë dokumente pronësie.
/abcnews.al