Tension tek PSG


Tension tek PSG

14:30 19/09/2017

“Për pak sa nuk degjeneroi”

. Me këtë titull është hapur francezja L’Equipe, e cila ka zbuluar situatën e tensionuar në klubin PSG mes futbollistëve Neymar dhe Edinson Cavani. Pas dy përplasjeve të dukshme në fushë në ndeshjen ndaj Lyon për një goditje dënimi dhe një 11-metërsh, dy lojtarët kanë vazhduar debatin e tyre në dhomat e zhveshjes. L’Equipe ka mësuar se tonet janë ngritur dhe konfrontimi ka arritur deri aty sa futbollistë të tjerë të ekipit janë futur në mes dy lojtarëve për ti ndarë.

Megjithëse menjëherë pas takimit Cavani është orvatur ta minimizonte ngjarjen duke thënë se nuk ka asnjë problem me brazilianin, ai i është drejtuar ish-futbollistit të Barcelonës në spanjisht në dhomat e zhveshjes duke i kërkuar të vendosnin qëndrimet e tyre mbi atë çka ndodhi në fushë. Përgjigja e Neymar nuk ka qenë fort e sjellshme ndaj shokut të skuadrës dhe gjerat kanë precipituar.

Thiago Silva dhe Marquinhos kanë hyrë mes tyre për të evituar një konfrontim fizik. Në pak minuta lojtarët janë larguar njëri pas tjetrit nga stadiumi i ndeshjes pa thënë asnjë fjalë por sipas gazetës franceze në fytyrat e tyre ishte e dukshme mërzitja.

Konkurrenca mes futbollistëve për të shënuar sa më shumë gola duket se e ka një sfond financiar. Cavani ka në kontratën e ti një klauzolë shpërblyese prej 1 milion eurosh nëse kurorëzohet golashënuesi më i mirë i kampionatit.

Tv Klan






Të ngjashme