Tensione mes Koresë së Veriut dhe Japonisë


Tensione mes Koresë së Veriut dhe Japonisë

14:30 03/08/2016

Komanda ushtarake e Shteteve të Bashkuara identifikoi lëshimin e dy raketave balistike nga Koreja e Veriut. Njëra prej raketave shpërtheu menjëherë pas lëshimit, ndërsa tjetra ndoqi trajektoren drejt Detit të Japonisë.

Pentagoni vlerësoi se lëshimi i këtyre dy raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi nuk ishte rrezik për Amerikën e Veriut, ndërsa Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe e përshkroi si një “kërcënim serioz” për vendin e tij.

Ky zhvillim ka ndodhur pas një seri testesh balistike nga Koreja e Veriut, në kundërshtim me rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Pjesa kryesore e raketës ul brenda zonës ekonomike ekskluzive të Japonisë, sipas burimit të Ministrisë së Mbrojtjes në Tokio.

Akti i Penianit vjen pas vendimit amerikan për të vazhduar me instalimin e sistemit të avancuar të mbrojtjes THAAD  në territorin e Koresë së Jugut.

Vetëm pak ditë më parë Koreja e Veriut njoftoi se ka nisur  testimin e raketave balistike, duke stimuluar sulme parandaluese në portet dhe aeroportet në Korenë e Jugut, të cilat janë në përdorim nga forcat e armatosura amerikane. Testet janë kryer nën mbikëqyrjen e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, në mënyrë që të stimulohet edhe shpërthimi i mbushjeve bërthamore të këtyre raketave.

Tv Klan






Të ngjashme