Tensionet diplomatike SHBA-Rusi


Tensionet diplomatike SHBA-Rusi

23:59 01/09/2017

Ish – armiqtë e luftës së ftohtë, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po jetojnë një periudhë të tensionuar të marrëdhënieve diplomatike mes tyre.

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov reagoi pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të mbyllur konsullatën e saj në San Francisko.

Moska po studion situatën për të dhënë përgjigjen e duhur”,

tha Lavrov.

Duke folur në shkollën më të lartë të diplomacisë, Lavrov mbrojti vendimin e Moskës për të dëbuar pjesëtarë të stafit diplomatik amerikan në Rusi.

Ditën e enjte, në mënyrë të papritur, Shtetet e Bashkuara urdhëruan mbylljen e konsullatës ruse në San Franciskos dhe zyrat e saj Uashington dhe Nju Jork, duke iu lënë vetëm 48 orë kohë.

Rusia duket e zhgënjyer nga sanksionet e vendosura nga Kongresi Amerikan, të vendosura më herët e që lidheshin drejtpërdrejtë me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane, por edhe rolin e Rusisë në aneksimin e Krimesë nga Ukraina./ Tv Klan

 

 






Të ngjashme