Tensionet në Jugosllavi – (3 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Vazhdon situata tejet e rënduar politike në Serbi. Dje disa mijra njerëz me kombësi hungareze, kanë protestuar në rrugët e Novi Sadit, kryeqendrës së kësaj krahine hunfgareze kundër politikës së çmendur të ndjekur nga Presidenti Jugosllav Sllobodan Millosheviç.
Në këtë manifestim është kërkuar autonomia e kësaj krahine nga Beogradi. Ndërkohë mjaft rrugë në jug të Serbisë janë bllokuar nga rezervistë që vazhdojnë të kërkojnë pagat e padhëna prej muajsh. Sipas mediave lokale serbe bëhet e ditur se rezervistët kanë bllokuar autostradën që të çon nga Serbia në Kosovë, se disa rrugë kryesore që lidhin Serbinë jugore me atë perëndimore.
Ndërsa në mjaftë qytete kryesore të Serbsë janë rritur protestat e opozitës dhe sindikatave për largimin e Presidentit Sllobodan Millosheviç, si shkaktar i shkatërrimit total të Serbisë. Siç dihet komuniteti ndërkombëtar ka bërë të ditur se nuk do të dërgojë asnjë ndihmë ekonomike apo investim në Serbi derisa në pushtet të jetë Millosheviçi./tvklan.al