Tentativa për të hyrë në shtëpi përfundon në tragjedi, 19-vjeçarja bie nga ballkoni


Tentativa për të hyrë në shtëpi përfundon në tragjedi, 19-vjeçarja bie nga ballkoni

18:27 27/04/2018

Një adoleshente skoceze gjeti vdekjen pasi ra nga kati i shtatë i një apartamenti në Majorka. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë kohës që e reja po përpiqej të kalonte nga një ballkon në tjetrin.

Sipas BBC, 19-vjeçarja Natalie Cormack pa se nuk kishte marrë çelësat kur u kthye nga puna në një lokal në resortin Magaluf. Ndaj ajo shkoi tek apartamenti i një mikeshe dhe u përpoq që të futej në shtëpi nëpërmjet ballkonit.

Fatkeqësisht e reja humbi ekuilibrin dhe ra poshtë. Pavarësisht ndihmës së parë, ajo nuk mundi të mbijetonte.

Më herët gjatë këtij muaji, Cormack kishte shkruar në Facebook se po kalonte periudhën më të bukur të jetës. 19-vjeçarja ishte zhvendosur nga Skocia në Majorka për të punuar.

/tvklan.al






Të ngjashme