Tentativë për parandalimin e luftës


Tentativë për parandalimin e luftës

20:21 14/08/2017

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon, ka kërkuar nga aleati i tij amerikan të parandalojë luftën me fqinjin verior. Pothuajse duke u lutur, Moon tha se dëshiron të mbrojë popullin e tij me çdo kusht.

Sipas strategëve ushtarakë, nëse do të shpërthejë një konflikt i armatosur në rajon, Koreja e Jugut do të jetë viktima e vërtetë.

Moon u tha zyrtarëve të lartë të ushtrisë amerikane që duhet të gjejnë një zgjidhje diplomatike për krizën.

Gjenerali Joseph Dunford, i cili vizitoi Seulin të hënën, tha se prioritet i SHBA-së ishte diplomacia, por shtoi se mundësitë ushtarake po përgatiten plotësisht në rast se sanksionet kundër Veriut dështojnë.

Edhe vetë Koreja e Veriut reagoi për rrezikun e luftës. Vendi komunist duket ta këtë kuptuar më në fund së çdo lloj lufte, mund të shndërrohet në një luftë bërthamore.  Të paktën ky ishte reagimi zyrtar që erdhi nga Peniani.

Kina gjithashtu ka bërë një tjetër hap që kundërshton veprimet e aleatit të saj, Veriut. Ministria e Ekonomisë kineze lëshoi një urdhër që ndalonte një numër të madh importesh nga Koreja e Veriut, në përputhje me sanksionet shtesë të OKB-së, të cilat u vendosën më parë këtë muaj.

Ë gjithë bota i trembët një konflikti të armatosur, i cili do të çonte deri në përdorimin e armëve bërthamore. Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë së pas kërcënimeve të Presidentit Trump, që shtuan edhe më shumë tensionin, do të fokusohen tek një zgjidhje diplomatikë, e cila nuk duket ende në horizont. Ajo që është e sigurte, është fakti së një luftë në rajonin aziatik do t’i kushtonte botës miliona jetë të humbura. 

Tv Klan






Të ngjashme