Tentative vrasje ndaj Macron?
Policia franceze arrestoi një 23-vjeçar, përkrahës i ekstremit të djathtë, i cili dyshohet se po planifikonte të vriste presidentin francez Emanuel Makron.
I riu u arrestua të mërkurën e kaluar në periferi të Parisit pas alarmit nga përdorues të një rrjeti videolojrash.
Ai kërkonte të blinte një armë në internet. Sipas AFP-së, i dyshuari do të sulmonte presidentin francez më 14 korrik, ditën e pavarësisë së Francës.
Tv Klan