Tentativë vrasje në Peqin, arrestohet 63-vjeçari
Një tentativë vrasje me armë zjarri ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Lisnajë të Peqinit.
Policia bën me dije se ndaj 56-vjeçarit me iniciale R.K është qëlluar me armë zjarri. Autor është Mersin Lika 63 vjeç, i cili pas një konflikti me 56-vjeçarin hapi zjarr ndaj tij. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk pati asnjë person të lënduar.
Në vendngjarje uniformat blu gjetën 4 gëzhoja. 63-vjeçari u arrestua në flagrancë, ndërsa gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë TT me 7 fishekë.
Mersin Lika akuzohet për “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
/tvklan.al