Tentativë vrasje në Prishtinë, arrestohen 5 persona
Policia e Kosovës raporton se dje në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje dhe rrahje janë arrestuar pesë persona, pasi kishin goditur me thikë një mashkull shqiptar me shtetësi kroate.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe u dërguar në QKUK për trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar. /klankosova