Tentohet të hiqet shtatorja e mbretit Zog. Opozita: Ngjarja, e nxitur nga Rama
Tentohet të hiqet shtatorja e mbretit Zog. Opozita: Ngjarja, e nxitur nga Rama
Shpërndaje
14:24 07/04/2014Disa persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të heqin shtatoren e Mbretit Zog pikërisht në ditën e 7 prillit, që përkon me një nga ngjarjet më fatkeqe në historinë e Shqipërisë, pushtimin nga Italia fashiste.E vetmja që është parë në bulevardin “Zogu i parë” ka qënë një oficere e policie që është munduar të heqë litarët me të cilët ishte menduar të rrëzohej shtatorja.Ngjarja është dënuar nga opozita, e cila përmes kreut të grupit parlamentar, Edi Paloka e cilësoi atë të turpshme duke bërë përgjgjegjës kryeministrin Rama.“Ajo që ka ndodhur me monumentin e mbretit Zog është një ngarje e turpshme e nxituar nga ato që kërkon të hakmerreshin edhe nga kryeministri që mban foton e Enverit. Monumentit të Zogut i kanë hedhur litarin pasi kanë dashur ta rrëzojnë dhe ta zëvendësojnë me diktatorin”, u shpreh Paloka në fjalën e tij.